Raporteri për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetovic ndodhet në një vizitë në Shqipëri.
Ai u pyet se cilin njeh kryetar të PD-së, Sali Berishën apo Enkelejd Alibeajn si drejtues të komanduar pas largimit të Lulzim Bashës dhe faktit që ende Apeli nuk është shprehur.
Adis Ahmetovic iu shmang përgjigjes.
“Në fakt unë nuk mund të komentoj gjithçka që ndodh në politikën e brendshme.
Pozicioni i qeverisë dhe i shumicës në parlamentin shqiptar i duhuri, ju mbështetët pa asnjë diskutim tonë për Ukrainën, sanksionet kundër Rusisë, ju po luftoni për të hedhur hapa për të qenë anëtar të BE-së” tha ai për mediat.
Ai tha se është në rregull për demokracinë që opozita proteston dhe organizon demonstrata për shprehur qëndrimin e saj.
“Është e thjeshtë për mua si politikan nga Berlini të komentoj sepse unë nuk jetoj këtu. Ashtu sikurse nuk është e lehtë për mua.
Çdo vend europian ka probleme shumë të mëdha për shkak të kësaj situate. Jo vetëm Shqipëria. Çdo vend i BE i ka këto probleme. Mund të kuptoj që njerëzit nuk janë të lumtur me këtë situatë.
Është në rregull për demokracinë që opozita proteston. Ju duhet të lejoni diskutime konstruktive. Shqipëria. Është në rregull për demokracinë që opozita proteston dhe promovon qëndrimin e vet.
Kemi protesta edhe në Gjermani. Kjo është demokracia. Ju duhet të lejoni diskutime konstruktive dhe demonstrata. Shqipëria ka nevojë edhe për më shumë mbështetje nga Bashkimi Europian”, tha ai