Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka hedhur akuza të forta kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai akuzoi Berishën se ka vrarë më shumë se pandemia në Shqipëri.
“Vjen flet ai që ka vrarë më shumë se pandemia. Mbajtësi i vulës së thyerjes së embargos në 94’. Ai ka mundur pandeminë me vdekjen. Prapë guxon vjen këtu. Dikush e përqesh dhe dikush e duartroket. Ai ka vrarë më shumë se pandemia. Nuk duhet të merremi me një njeri që nuk ekziston” tha Ahmetaj.