Pas 5 minutave pushim, Kuvendi i Shqipërisë i është rikthyer normalitetit. Drejtuesja e seancës, Felaj pranoi që t’i japë fjalën Sali Berishës, të cilit i doli në mbrojtje Gazment Bardhi, si rrallë herë pas çarjes së madhe.
“Ju më parë keni lejuar këmbimin e fjalës së Boçit me Berishën. Elda Hoti nuk i ka dhënë kohën, i dha radhën, a ka mundësi ta ktheni seancën në normalitet, cfarë nevoje ka për të krijuar situata krejt të panevojshme?” tha Bardhi.
“Rregullorja është ajo që është, por loja që bëni ju, nuk mund t’ja kërkoni drejtueses së seancës. Zoti Berisha ka mundësi të pushoni. Do u jap fjalën meqë grupi i PD-së, bie dakord” tha ajo duke u tërhequr.