Ish-kryetari i komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj i kërkoi SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë së re që të mos vrapojnë pas statistikave, por të hetojnë dosjet e reja dhe të vjetra të korrupsionit.
“E pafalshme pa aftësia për mbajtur qëndrime për presione të politikës apo çështje konkrete në hetim dhe gjykim nga segmente të medias.
Mos rendin pas statistika por të fokusoni energjinë për çështje madhore korrupsioni, janë çështje të vjetra dhe të reja, por të gjitha me ndjeshmëri të madhe.
Burimet financiare nuk kanë munguar, ka nevojë për koordinim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve” tha ai në Kuvend.