“Prangat duhet të tringëllojnë në dyert e politikës dhe lidhjet e saj me krimin”. Kjo ishte kërkesa që bëri sot për drejtësinë, deputeti Pandeli Majko.
Ish-kryeministri nuk është i kënaqur me drejtësinë e re. “Deri tani suksesi i reformës është kryesisht administrativ” tha ai.
Ai kishte një paralajmërim. “Nëse nuk ndodh do të godasë rebelizmi” tha ai. Në fjalën e tij, Majko përmendi edhe rastin e pazakontë në Fier, ku drejtësia çoi në gjyq një të moshuar, pasi qëlloi me çifte maoçokun e tij “Pipo”.
“Plagosja për maçokun Pipo të mbush me optimizëm dhe ironi, publiku pret rezultate dhe jo një teatër partizan” tha Majko.