-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si funksionon bërthama e SPAK-ut? Kraja: Po rrimë jashtë orarit duke përgjuar

Kryesoret

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja tha se prej marsit të vitit të kaluar, zyra e përgjimeve kaloi nga prokuroria e përgjithshme në godinën e prokurorisë së posaçme. Kraja shpjegoi si funksionon grupi i përgjimeve dhe numri i atyre që janë ndjekur.

Për vitin 2021 prioritet ka qenë vendosja në funksion e zyrës së përgjimeve. Procesi i përgjimit më parë është kryer në sektorin e përgjimeve në prokurorinë e përgjithshme.

Në 18.03.2021 kemi njoftuar se më 24 mars funksionon funksionimi i zyrës së përgjimit dhe bërthamës komanduese në SPAK. Kemi përdorur përgjimin për 129 procedime penale.

Ngarkesa ka qenë prezentë sepse numri i operatorëve nuk kanë në përputhje me volumin e punës. Më pas janë trajnuar hetuesit e BKH-së duke ulur ndjeshëm punën.

Duke qenë se natyra e punës është dinamike, oficerët dhe hetuesit për situata emergjente dhe ngarkesës kanë qëndruar në punë jashtë orarit” tha Kraja.

E çuditshme ishte se pavarësisht akuzave kundër SPAK-ut, opozita, por edhe shumica nuk kishin asnjë pyetje për drejtuesin e saj, Arben Kraja.

Nuk ka asnjë pyetje. Mund të largohesh” i tha Lindita Nikolla, pasi Kraja lexoi raportin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit