-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Futet Berisha në Kuvend, plas sherri, Noka çohet në këmbë dhe bllokon foltoren

Kryesoret

Kuvendi është përfshirë nga debati dhe ofendimet në seancën e sotme. Shkak është bërë Sali Berisha duke detyruar drejtuesen Ermonela Felaj që të ndërpresë seancën.

Gjithçka nisi nga kërkesa e deputetes Elda Hoti, që kërkoi që të ndërronte radhën e diskutimit në foltore me Sali Berishën. Ish-kryeministri u drejtua për në foltore.

Kjo ka sjellë reagimin e Felajt që nuk e pranoi dhe i kërkoi më parë Enkelejd Alibeajt që të shprehej nëse e lejonte, por ky i fundit “lau duart” duke i thënë se deputetja Hoti ishte pjesë e grupit “Aleanca për Ndryshim” dhe jo PD-së.

Dy n/kryetarët e PD-së, Boçi dhe Bylykbashi u shprehën se kërkesa mbështetet në rregullore, por Felaj e rrëzoi duke mos e pranuar, pasi Sali Berisha nuk është pjesë e grupit të PD-së.

Flamur Noka dhe pjesa tjetër e deputetëve që mbështesin Sali Berishën shkuan në foltore duke e bllokuar. Felaj e ndërpreu për 5 minuta seancën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit