Ish-kryeministri, Sali Berisha ka kundërshtuar Ramën në lidhje me institucioni, i cili do të përcaktojë dhe hetoj personat që mund të përfitojnë nga amnistia fiskale. Ai është shprehur se është e pamundur që Rama ti ndalojë kriminelët pasi i ka në krye të qeverisë.
“Persona me të shkuar kriminale?! Ai i ka vendosur në krye të partisë, ai ka trafikant, vrasës, që i drejtojnë degët.
Çfarë është OFL-ja, është institucion për të prerë gjobat e Ramës.
Nuk ka synim tjetër me këtë gjë.
Fundja pse po reagojnë kaq fuqishëm ndërkombëtarët. Ministri i Drejtësisë nuk vjen në parlament kur firmoset marrëveshja e ekstradimit. Ka frikë se përfundon në burgjet e Beneluksit,” është shprehur ai