-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë, Europol: Do rritet terrorizmi në BE

Kryesoret

Europol në raportin e 2021 ka njoftuar se intensiteti i sulmeve në Evropë ka rënë ndjeshëm. Lufta në Ukrainë po shihet si një kërcënim për rritjen e terrorizmit për shkak të armëve, të cilat po mbushin me shpejtësi tregun e zi.

Numri i përgjithshëm i sulmeve të suksesshme, të penguara dhe të dështuara ka qenë 15 në vitin 2021, që do të thotë dukshëm më pak se 57, sa kanë qenë në vitin paraprak.

“Konstatimet e raportit konfirmojnë se terrorizmi mbetet kërcënim real dhe i pranishëm në BE”, tha në një deklaratë shefja e Europol-it, Catherine De Bolle.

“Në një kohë të trazirave gjeopolitike, BE-ja duhet t’u përmbahet masave të saj kundër terrorizmit më shumë se kurrë”, tha ajo.

“Nuk ka dyshim se ndryshimet gjeopolitike dhe pasojat e agresionit të Rusisë në Ukrainë do të kenë ndikim të gjatë në sigurinë e BE-së”, shtoi De Bolle.

Sipas saj, lufta tashmë ka tërhequr disa individë të radikalizuar nga vendet anëtare, të cilët u janë bashkuar të dyja palëve ndërluftuese.

De Bolle tha se konflikti ka të ngjarë të shkaktojë reagime dhe nxitje të dhunshme ekstremiste, sidomos në internet.

Ajo tha se vendet evropiane duhet të marrin mësime nga e kaluara, kur luftëtarët e huaj janë kthyer nga fushëbetejat në Lindjen e Mesme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit