-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita e Maqedonisë së Veriut gris planin francez: Nuk na çon në BE

Kryesoret

Me tensione të njëjta si në ditën e djeshme edhe sot ka vazhduar seanca parlamentare për propozimin francez për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në. Përderisa në foltore mbante fjalim deputetja e LSDM-së, Daniela Nikolova, deputetët e VMRO-së brohoritnin duke penguar fjalimin e saj. Ajo akuzoi opozitën se nuk ju interesojnë qytetarët, por vetëm mënyra se si mund të vijnë në pushtet.

“Ju jeni të dëshpëruar nga veprimet tuaja, që tregojnë se e vetmja gjë që ju intereson është qeveria. A ka të keqe më të madhe sesa t’i privoni qytetarët tuaj nga e ardhmja evropiane”, tha ajo.

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Zdravko Trajanov, ju drejtua deputetes Sanela Shkriell  duke i thënë se me pranimin e këtij propozimi, qeveria po e çon vendin në rrugë qorre dhe Maqedonia nuk do të bëhet kurrë pjesë e BE-së.

“Sanela, a do ta pranosh që gjuha boshnjake është një dialekt i serbishtes? Nuk mund të pranoj që gjuha maqedonase është dialekt dhe normë e gjuhës bullgare, prandaj kjo nuk do të kalojë kurrë dhe prandaj me marrëveshjen tuaj po na sfidoni, duke na çuar në një rrugë qorre ku nuk do të bëhemi kurrë pjesë e BE-së”.

Deputetja e pavarur, Sanela Shkrijell, u bëri thirrje deputetëve të pranojnë propozimin francez, ndërsa kolegët e saj nga VMRO-DPMNE, të cilët sabotuan prezantimin e saj në foltoren e Kuvendit me fishkëllima, i quajtën frikacakë, ksenofobë dhe kriminelë.

“Koalicioni antievropian, frikacakë, ksenofobë dhe kriminelë, mund të bërtisni e të fishkëlleni sa të doni, ne do të vazhdojmë në rrugën evropiane të këtij vendi, duke ruajtur gjuhën maqedonase dhe të gjitha veçoritë e identitetit etnik maqedonas. Negociatat me hyrjen në Bashkimin Evropian si maqedonas, me një gjuhë të pastër maqedonase, nuk janë asimilim”.

Dita e parë e debatit parlamentar për propozimin evropian kaloi në atmosferë të tensionuar, me britma dhe fishkëllima. Gjatë seancës disa nga deputetët të VMRO-DPMNE-së nga foltorja e Kuvendit grisën dhe dogjën propozimin francez. Ndërsa gjatë kohës që në foltore foli kryeministri dhe deputetët nga pozita, deputetët nga opozita maqedonase bënin zhurmë duke fishkëlluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit