Një 32-vjeçar është arrestuar nga polica pasi kishte shpyllëzuar sipërfaqe toke dhe e kishte mbjell me kanabis.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhapokikë të Tepelenës. Pas tij policia po procedon penalisht kryeplakun e fshatin për mos kallëzim krimi.
“Është arrestuar në flagrancë shtetasi E. S., 32 vjeç, banues në Memaliaj.
Ky shtetas kishte shpyllëzuar një sipërfaqe toke në pyllin e fshatit Zhapokikë, Memaliaj, dhe po e përgatiste për të kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan.
Gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasit E. S. u gjet dhe u sekuestrua një armë elektroshok, të cilin ky shtetas e mbante pa leje.
Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. K., 66 vjeç, kryeplak i fshatit Zhapokikë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, ” ka njoftuar policia.