Një ngjarje e rëndë e ndodhur në 8 dhjetor të 2021, ku një 20-vjeçar mbeti i plagosur në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia ka njoftuar se është arrestuar një 33-vjeçar cili zotëronte armën e krimit.
Për këtë ngjarje janë arrestuar një vajzë 22 vjeçare, një 66-vjeçar si dhe autori i ngjarjes.
Mësohet se vajza, me të cilën djali ndodhej në hotel kishte fshehur armën e krimit. Ndërkohë që 66-vjeçari është arrestuar për mos kallëzim krimi dhe 26-vjeçari M. B. u arrestua më datë 20.01.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linza”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “July“, kapën dhe ndaluan shtetasin
T. Sh., 33 vjeç, banues në Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 12.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, ” ka njoftuar policia.