-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prodhonte dhe shiste drogë, policia i vë prangat fierakut

Kryesoret

61-vjeçari Miço Bushi ka rënë në prangat e policisë këtë të premte në Fier, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Interaction” për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Vihet në pranga 61-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale ”Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, finalizuan operacion policor të koduar “Interaction”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

M. B., 61 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas procedimit penal të nisur në vitin 2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendimin e datës 08.03.2022, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit