Ndihma e parë e dhënë nga qytetarët i ka shpëtuar jetën një 75-vjeçari në qytetin e Vlorës pasditen e së premtes.
Mësohet se i moshuari sa është futur në det ka ndjerë dhimbje në pjesën e kraharorit dhe ka kërkuar për ndihmë.
Menjëherë janë futur në det tre persona dhe e kanë shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit pranë Lungomares në qytetin bregdetar. Ai është transportuar në spitalin e Vlorës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.