Kryeministri Edi Rama ka ndarë shënimet e tij të javës, të cilat përfshijnë zhvillimet e rëndësishme nga Berlini, ku ai ka hapur ekspozitën e tij të re.
Gjatë komunikimit virtual, Rama ka theksuar gjithashtu marrëveshjet strategjike për energjinë dhe investimet e reja në sektorin ushtarak, duke nënvizuar rëndësinë e projekteve për forcimin e ekonomisë dhe sigurisë të Shqipërisë.
“Një gjë mund të them për këtë, që u ndjeva shumë mirë sepse dhe në mjedisin kulturor interesi për Shqipërinë është i madh. Ky është një moment i veçantë, dhe më bën shumë krenar që shoh se pikturat dhe skulpturat e mia janë mirëpritur me kaq interes në Berlin. Por këto shënime po i përcjell sot në këtë formë sepse duhet të nisem për në Yerevan të Armenisë, ku mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, të cilin patëm nderin, siç ju kujtohet ta mikpresim vitin e shkuar në Shqipëri. Ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, dhe është një mundësi për të vazhduar ndihmën për forcimin e integrimit europian të rajonit dhe për të diskutuar çështje kyçe të politikës globale dhe rajonale.”
/5pyetjet.al









