Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar gjatë konferencës me gazetarët, skandalet e publikuara së fundmi me tenderë 99.99% të buxhetit.
Ai ka thënë se vjedhjet po sofistikohen.
“Vjedhja po vazhdon “non stop”, vjedhja nuk është më në rrafshin sasior po ka kaluar në atë cilësor. Këshilltari i Ministres të Ndërtimeve Publike më të kushtueshme në Evropë, Belinda Balluku, me tenderë 99.99%, në Berberi Berberi, rezulton se ka rritur fitimin e kompanisë së tij duke e shitur dhe blerë atë në 4 muaj 600 herë.
Kjo dëshmon se në këtë vend për shkak të sistemit korruptiv të instaluar nga Edi Rama. Çdo lloj imagjinate dhe projekti shndërrohet në realit se nuk ekzistojnë ligjet,” ka thënë Berisha.
Po ashtu Berisha ka shtuar se po përgatiten dhe do vazhdojnë të kenë ritme të njëjtë dhe gjatë verës për ta shpëtuar Shqipërinë nga regjimi i instaluar.