-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimi i naftës, PD: Në bursë ra 95 dollarë, Bordi u tall me një 2 lekësh

Kryesoret

Anëtari i kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi ka denoncuar ditën e sotme rritjen e çmimeve të karburanteve nga Bordi i Transaprencës, kundrejt çmimit të vendosur në bursë.

Bumçi ka shprehur se çmimi i naftës së Bursë pësoi një rënie prej 95 dollarë për fuçi ndërsa Bordi po fsheh vjedhjet e Ramës dhe po tallet me shqiptarët duke bërë një ulje prej 2 lekësh.

Dylekëshi i bordmenëve të qeverisë dhe oligarkisë nuk është ulje, por një shuplakë për konsumatorin shqiptar. Në bursën ndërkombëtare nafta ka shkuar në 95 dollarë për fuçi.
Kjo rënie globale nuk duket askund në çmimin e Bordit të Transparencës.
Të vetmet raste kur çmimet në Shqipëri lëvizin, është kur nafta në tregjet ndërkombëtare rritet. 
Standardi i përdorur nga grosistët, i lejuar dhe bekuar nga qeveria, është tregues i talljes dhe babëzisë me qytetarin.
 Partia Demokratike bën thirrje edhe njëherë që bordet të tërhiqen, duke mos i dhënë rast Edi Ramës t’i përdorë si mekanizëm propagande
,” është shprehur Bumçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit