-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociatat u hapën, Berisha: Donte vetë BE, se po të ishte për Shqipërinë…

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka përgëzuar parlamentin e Maqedonisë për votimin e propozimit francez që i jep “dritën jeshile” jo vetëm Shkupit, por edhe Tiranës për hapjen e negociatave. Meritën nuk ia njeh Edi Ramës.

Ish-kryeministri thotë se hapja e negociatave për Shqipërinë lidhet më shumë me dëshirën fisnike të BE dhe vendeve anëtare për të garantuar perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tij, “Shqipëria ka probleme të mëdha me standardet, kushtet dhe kriteret e BE”. Në fund, Berisha ka një premtim nëse PD vjen në pushtet.

“Lidhur me votimin e propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut!

Të dashur miq, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin e Francës që i hap rrugën çeljes se negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Me këtë rast Partia Demokratike e Shqipërisë përgëzon Parlamentin e vendit fqinj, dhe përshëndet vendimin e guximshëm dhe historik që mori sot, me të cilin zhbllokoi hapjen e negociatave me BE për të dy vendet tona.

Hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE, të bllokuara prej 6 vitesh, dhe pasi ato u shtynë 5 herë, për shkak të mosplotësimit të kushteve nga qeveria Rama, dhe vitin e fundit për shkak të bllokimit nga Bullgaria të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e kundërshtive midis këtyre vendeve, Partia Demokratike e konsideron si një zhvillim të lidhur kryesisht me dëshirën fisnike të BE dhe vendeve anëtare për të garantuar perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perendimor, pavarësisht se, siç sanksionon rezoluta e Parlamentit Europian, Shqipëria ka probleme të mëdha me standardet, kushtet dhe kriteret e BE.

Me këtë rast PD garanton shqiptarët dhe BE, Komisionin Europian dhe vendet anëtare të BE, se do mbështesë, dhe, nesër në pushtet, do të marrë e miratojë çdo ligj, akt e vendim për plotësimin, kapitull për kapitull, e kërkesave të negociatave me BE, dhe për të bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët” mbyllet deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit