Një djalë 23-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Nëna e tij, shtetasja me iniciale GJ.L, ka denoncuar ngjarjen në polici.
23 vjeçari i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor nuk është kthyer në banesë prej ditësh.
Njoftimi i Plotë:
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja Gj. L., 55 vjeçe, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi R. K., 23 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.