-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do bëjmë çmos për të filluar konferencat”, Çekia reagon pas marrëveshjes në Sofje

Kryesoret

Anëtari i BE-së, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një marrëveshje në Sofje, duke hapur rrugën për bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për kombin ballkanik si dhe Shqipërinë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski njoftoi të shtunën se Shkupi kishte arritur një kompromis me Bullgarinë në një mosmarrëveshje të gjatë, duke i lejuar ata të fillojnë bisedimet e anëtarësimit.

Bullgaria anëtare e BE-së deri vonë kishte bllokuar çdo përparim për bisedime të tilla për shkak të një mosmarrëveshjeje midis vendeve mbi çështjet gjuhësore dhe historike. Mosmarrëveshja ngeci gjithashtu ofertën e Shqipërisë për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh. Por muajin e kaluar parlamenti bullgar ra dakord të heqë veton e tij në këmbim të garancive të BE-së se Maqedonia e Veriut do të përmbushë disa kërkesa për çështje të diskutueshme.

Për këtë marrëveshje ka reaguar dhe ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të BE-së. Me anë të një postimi në Twitter, Lipavsky shkruan se ata do të bëjnë çmos që konferencat ndërqeveritare të fillojnë sa më shpejt.

“Ne do të bëjmë çmos për të filluar sa më shpejt konferencat ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit në Bruksel me Maqedoninë e Veriut si dhe me Shqipërinë,” shkroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit