Prej orës 10 të ditës së sotme ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është duke u marrë në pyetje nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në SPAK për koncesionin e sterilizimit.
Avokatin e vetëm që ka Beqja është çanta e shpinës që kishte në krah kur u fut paradite. Ai nuk po pyetet në cilësinë e personit nën hetim, por të njeriut që ka dijeni për rrethanat e veprës penale që po hetohet.
Marrja në pyetje ende vazhdon dhe nuk dihet kur do të mbyllet sot dhe nësë do të ketë sërish seancë tjetër si në rastin e ish-zv/ ministrit Klodian Rrjepaj.
Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj.