Qeveria në detyrë e Kosovës, këtë të enjte në mbledhjen e egzekutivit në detyrë ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për disa kategori të caktuara të shoqërisë, vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.
Nga ky bonus pensionistët dhe fëmijët do të marrin nga 100 euro, shumën të cilën do ta marrin javën e ardhshme.
100 euro do të përfitojnë edhe punëtorët e sektorit privatë e kanë pagën më të ulët se 1.000 euro dhe studentët aktivë.
Nga ana tjetër Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurt po ashtu paralajmëroi edhe një program për mbështetjen e grave, të quajtur Superpuna për gratë, që tha se parasheh pagesë “për gjashtë muaj të pagës minimale nëse ato rikthehen në tregun e punës”.









