Ndërsa luftimet me Rusinë janë duke vijuar në lindje të vendit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka qenë i pakënaqur nga puna e bërë gjatë kësaj kohe nga disa zyrtarë të lartë të shtetit që ai drejton.
Mediat në Ukrainë raportojnë se Zelensky ka shkarkuar me një dekret nga detyra kreun e shërbimit të sigurisë Ivan Bakanov. Ai është shkarkuar me motivacionin e moskryerjes së detyrave me pasojë humbjen e jetëve ose krijimin e një kërcënimi nga armiku.
Po ashtu, bëhet e ditur se nga detyra është shkarkuar edhe Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova, e cila është zëvendësuar menjëherë nga Oleksiy Symonenko, i cili mbante postin e zëvendësprokurorit.