Një aksident i dyfishtë ka ndodhur këtë të hënë në autostradën Tiranë- Durrës.
Dy makina janë përplasur së bashku dhe njëra prej tyre është kthyer përmbys. Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar vështirësi në qarkullim duke sjellë një trafik të rënduar.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar brenda mjetit.
Ndërkohë që Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po heton për rrethanat e aksidentit.