Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Itali, ku një shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor.
Viktima është 34-vjeçari Ilsjan Demko, i cili banonte në Siracusa.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i riu u përplas me një kamion. Ai udhëtonte me një shpejtësi shumë të lartë.
Si pasojë e përplasjes, Demko ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.