Një avion serb me armë të rrezikshme u rrëzua në Kavallë, të Greiqës.
Për këtë ngjarje autoritet greke kanë kërkuar shpjegim nga Serbia.
Ambasadori i Greqisë në Beograd do të bëjë një deklaratë të menjëhershme lidhur me nevojën që pala greke të informohet më herët se pala serbe për natyrën e ngarkesës së avionit që u rrëzua në afërsi të Kavallës mbrëmjen e së shtunës.
Ditën e djeshme kulmoi operacioni special i Forcave të Armatosura dhe Forcave të Mbrojtjes Civile, për të hequr nga Palaiohori, Kavallë mbeturinat, raketat dhe materialet e tjera ushtarake të avionit Antonov 12, i cili u rrëzua pak para orës 23:00 të së shtunës së kaluar, në zonën bujqësore të komunës së Pangaios.