Roland Hasani, 44-vjeç u vetëvar në qelin e burgut të Durrësit. Ai u dërgua për në spital, por nuk kishte shenja jete.
Hasani ishte i dënuar me 14 vjet për vrasje. Ai ka pasur probleme të shëndetit mendor, të cilat e dërguar deri në këtë pikë.
Ngjarja ka ndodhur në dhomën e tij në këtë burg. Në dhomë ka qenë edhe një tjetër i dënuar, por që në ato momente ka qenë në gjumë. Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani është përcjellë me urgjencë për në spitalin me Durrësit.