Deputeti i sapozgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përfaqësues i Luginës së Preshevës zhvilloi këtë të hënë një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Tualant Balla, në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook Kamberi deklaron se gjatë takimit e ka njoftuar Ramën dhe Ballën me kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ia dorëzuam Presidentit të Republikës së Serbisë.
“Në Tiranë sot takova Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla.
I njoftova me kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ia dorëzuam Presidentit të Republikës së Serbisë.
Nga Kryeministri Rama kërkova angazhim dhe mbështetje për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës”, shkruan Kamberi.
