Dhjetëra hektarë me shkurre dhe bimësi janë djegur në fshatin Plug të Lushnjes, teksa era po i favorizon akoma më shumë duke u përhapur drejt banesave.
Me mjete rrethanore, lopata dhe hunj, banorët të ndihmuar nga zjarrfikësit po tentojnë të shuajnë flakët, por është e pamundur për shkak të terrenit dhe përhapjes.
Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri.