Sot do të jepet vendimi i Gjykatës së Apelit për deputetin e PD-së, Ervin Salianji për dosjen “Babale”. Në datë 4 korrik, avokatët e deputetit të PD-së Ledio Braho dhe Indrit Sefa kërkuan që seanca të shtyhet me argumentin se janë në bojkot për hartën e re gjyqësore.
Një tjetër shkak i shtyrjes ishte dhe mungesa e gjyqtares Elona Tora, dyshohet për covid. Ervin Salianji ishte i pranishëm në gjyq për të pritur vendimin dhe krah tij kishte mbështetjen e një pjese të grupit parlamentar.
E njëjta gjë pritet që të ndodhë edhe sot. Nëse Gjykata e Apelit do të konfirmojë vendimin, deputeti Salianji rrezikon burgun dhe prangat do i vendosen në sallën e gjyqit, gjithmonë nëse dënimi nuk konvertohet në shërbimi.
Por përse u dënua Salianji?
Deputeti dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në trafikun e drogës.
Salianji u shpall fajtor në shkallën e parë për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata. Tani në apel, tre janë rrugët; dënim me burg, i konvertuar në shërbim prove ose i pafajshëm.