Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Lisa Johnson është takuar me kreun e SPAK, Arben Kraja. Në një postim në Twitter, ambasada thotë se SHBA-të janë krenare për bashkëpunim me SPAK dhe presin vizitën e Krajës muajin e ardhshëm në Uashington.
“Krenarë për bashkëpunimin me SPAK, të cilin e ka mbështetur nga afër në çdo hap të tij, nga ngritja tek rekrutimi & fillimi i punës. Presim me kënaqësi vizitën muajin e ardhshëm në Uashington dhe Akademinë e FBI-së në Quantico”, shkruan ambasada në një postim në Twitter.
U takova me hetuesit e BKH-së. Gjysma e tyre kanë përfunduar trajnimin disa javë më parë – përfshirë edhe trajnim një mujor të specializuar me FBI-në. Ata janë patriotë të përkushtuar dhe plot energji të cilët do ta ndjekin krimin në çdo vend dhe do ti bëjnë shqiptarët krenarë. SHBA ka mbështetur nga afër SPAK në çdo hap të saj, nga ngritja tek rekrutimi dhe fillimi i punës. Presim me kënaqësi të takohemi sërish muajin tjetër gjatë vizitës së tyre në Uashington dhe Akademinë e FBI-së në Quantico, Virginia”, thuhet në mesazhin e ambasadores Lisa Johnson.