Një zjarr i madh i rënë në kodrat e Lushnjes, ka përfshirë 30 hektarë me ullishte. Zjarri i ndihmuar nga era e fortë po viojn të përhapet akoma.
Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve nga Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina, mungesa e rrugëve dhe terreni i thyer nuk lejojnë afrimin e mjeteve me ujë të shkojnë tek vatrat e zjarrit.
Forcat zjarrfikëse, së bashku me banorë të zonës po mundohen të shuajnë flakët me mjete rrethanore.
Flakët e zjarrit nuk rrezikojnë banesa apo objekte të tjera pasi vatrat e zjarrit janë larg qendrave të banuara. Një vatër me përmasa të mëdha ka qenë në fshatin Thanasaj ku u dogjën rreth 15 hektarë ullishte. Policia dhe grupi hetimor, përveçse ndihmojnë në shuarjen e zjarrit po punojnë për të zbardhur zjarrvënien e cila mendohet të jetë e qëllimshme.