Ka reaguar edhe delegacioni i OSBE-së në Shqipëri për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian këtë të martë të vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut.
Me anë të një postimi në Twitter delegacioni i OSBE-së shkruan se do të mbetet një partner besnik i Shqipërisë në përmbushjen e reformave parësore.
“Një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar hapet sot. Prezenca OSCE mbetet një partnere besnike e vendit në përmbushjen e reformave parësore”.