Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, përmes një postimi në Twitter ka reaguar për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Ai e ka quajtur të merituar çeljen e negociatave dhe është shprehur se BE ka krijuar mundësi të reja të formësojë të ardhmen e BE-së.
“Mirëpres vendimin për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Historike dhe e merituar, të dashur kolegë Olta Xhaçka dhe Bujar Osmani. Bashkimi Evropian edhe një herë dëshmoi se ka muskuj për të udhëhequr, krijuar mundësi të reja dhe të formësojë të ardhmen e Evropës”, ka shkruar Kuleba.