Komisioni i Sigurisë kombëtare është përfshirë nga debati mes deputetëve të shumicës dhe opozitës në mbledhjen e sotme.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ironizoi qeverinë për skandalin e inceneratorëve pasi në dritë dolën detaje të reja ku të përfshirë ishin të moshuar në azile, por edhe të vdekur.
Salianji u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë të moshuar në shtëpi t’u kontrollojnë llogaritë bankare, pasi mund të rezultojnë si milionerë, si rastet e denoncuara nga LSI me skemën e firmave fiktive.
“I bëj thirrje qytetarëve që kanë të moshuar në shtëpi ose qe ju kanë ndërruar jetë që të kontrollojnë llogaritë bankare, mund të kenë miliona euro në llogari”, theksoi Salianji.