-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zaimi: Presidenti duhet të luajë rol unifikues, Osmani nuk e unifikon opozitën

Kryesoret

Arbër Zaimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar situatën politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Ai ka theksuar se presidenti duhet të ketë një rol unifikues, duke bashkuar qeverinë dhe opozitën, si dhe politikën me shoqërinë.

Zaimi ka kritikuar kandidaturën e mundshme të Vjosa Osmanit për një mandat të dytë, duke thënë se ajo nuk ka arritur të unifikojë as spektrin politik të opozitës, as partinë e tij, LDK-në.

Postimi:

Presidenti duhet të luajë rol unifikues, pra mes qeverisë dhe opozitës, mes politikës dhe shoqërisë.

A është unifikues propozimi i Abdixhikut për znj. Osmani?

Ai vetë e përjashton mbështetjen nga partitë e tjera opozitare, s’i bëhet vonë për të kërkuar mbështetjen e tyre. Por ai nuk ka shpjeguar se çfarë të mire i sjell publikut favorizimi i LDK prej VV, dhe përjashtimi i partive të tjera. Në të shkuarën VV është akuzuar se ka parapëlqyer bashkëpunimin me LDK-në e jo me partitë e tjera, por ky bashkëpunim kurrë nuk iu kthye në falënderim apo mirënjohje.

Konsideruar nga deklaratat publike, propozimi i z. Abdixhiku duket se jo që nuk e unifikon spektrin politik, por nuk e unifikon as opozitën, bile as LDK-në.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit