Kryeministri Edi Rama nga Brukseli u shpreh se hapja e negociatave është jo fundi, por vetëm fillimi i punës për integrimin në familjen e madhe europiane.
“Është e vështirë që të besohet se kjo po ndodh. Të hiqnim dorë nuk na ka shkuar në mendje, ju e dini që në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka, por ka një besim, nuk ka rrugë tjetër veç BE-së, është ëndrra jonë, sfida jonë, misioni ynë dhe fati ynë.
Ne besojmë në këtë hapësirë paqeje dhe lirie, por edhe sepse frymëzon për përkatësinë në rajonin tonë, që shkëputet përgjithmonë me të kaluarën. Europa me vlerat dhe parimet e saj e bën të mundur një Ballkan paqe, një Ballkan i Hapur i katër lirive të BE-së gjithçka.
Bisedimet nuk e bëjnë realitet, por realitetin një vend më të mirë për të ndjekur ëndrrën. Kjo nuk ka qenë e lehtë, vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë” tha ai.