Tirana, Lezha, Durrësi dhe Fieri janë qarqet më problematike dhe më të rrezikuara nga zjarret. Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas riaktivizimit të disa vatrave të cilat po rrezikojnë dhe banesat.
Ministria ka njoftuar se vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Lgjin në Orosh të bashkisë Mirditë, ku flakët po zhvillohen me intensitet të ulët.
“Gjithashtu është shmangur rreziku për banesat në fshatin Qesarat në bashkinë e Finiqit, ku puna po vijon për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.
Në fshatin Patin, njësia administrative Klos, ku dje ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll dushku është bërë e mundur të shuhet një pjesë e vatrës dhe nuk paraqet rrezik për banesat.
Në terren kanë shkuar edhe 20 forca nga shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi pyjor për të mundësuar izolimin e plotë gjatë ditës së sotme.
Pa rrezik për zonat e banuara është edhe situata në zonën e quajtur “Makaresh”, në zonën e Krastës në Krujë, si dhe në fshatin Bizë në Ishëm të Durrësit, ku po punohet pa ndërprerje për të shuar vatrat e zjarrit,” ka njoftuar ministria.