-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia pas sulmit kibernetik? Rama: Ju kujtohet “shtëpia e verdhë”? Tani kërkoni falje

Kryesoret

Nga Brukseli, Edi Rama i kërkoi Këshillit të Europës të kërkojë ndjesë për raportin e Dick Martyt për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë.

Ai tha se vitet kaluan, asgjë nuk u vërtetua dhe tani duhet të kërkohet falje mbi baltën e hedhur në Shqipëri dhe Kosovë, pasi mbi këtë raport, tha më tej Edi Rama, u ndërtua edhe Gjykata Speciale, që sot ka arrestuar kupolën e UÇK-së.

Ishte pyetja për sulmin kibernetik të faqeve publike në Shqipëri dhe rolin e Rusisë, nga e cila Edi Rama bëri lidhjen me raportin e Dick Martyt.

Unë nuk ngre akuza pa pasur fakte dhe nuk kam thënë që ka qenë manipuluar sistemi nga Rusia dhe asnjëherë nuk do ta thoja, sepse nuk e di nëse ishte Rusia pjesë e kësaj loje” tha ai.

Por e di që një histori fatkeqësisht jo të mirë, të trafikimit të organeve u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër dhe nga zëdhënësa rusë, prandaj çfarë thash dhe mund të them është që duke parë akuzat, nuk ka asnjë fakt, zero, apo qoftë edhe dyshime mbi trafikimin e organeve dhe sikur kjo gjykatë e Hagës është krijuar vetëm në bazë të këtij raporti, plot me gjepura që ka sjellë pikërisht në jetë këtë lloj gjykate speciale.

Ne kërkojmë ti themi botës që kjo ishte një maskaradë dhe kjo maskaradë me një sasi të pallogaritshme balte ndaj të vendit, shtetit të pavarur të Kosovës dhe luftës së UÇK-së. Nuk ka asnjë provë.

Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Europës, që të gjejë kurajon të dalë përballë dhe të na thotë “na falni”. Asgjë personale, as kundër zotërinjve, as e njoh dhe as nuk dua ta njoh. E pamundur të akuzosh një popull të tërë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit