Serbia e ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Një lajm të pritur prej kohësh për fqinjët, miqtë dhe partnerët e tanë të Open Balkan, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria“, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Serbisë në Twitter.
Tutje thuhet se të dyja vendet mund të mbështeten në bashkëpunimin e Serbisë, me gjithë zemër të Serbisë, në punën për të ardhmen e përbashkët brenda familjes BE-së.
Në Bruksel mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që shënon hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.
Delegacioni shqiptar që kryesohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të Shqipërisë ndodhet në Bruksel, ndërkohë fillimisht është mbajtur deklarata e përbashkët për mediat e Kryeministrit Rama, Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, vend i cili mban presidencën e radhës të BE-së