Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe i kërkon policisë së Divjakës që të hetojë zjarrvënien e qëllimshme mbrëmjen e djeshme në fshatin Ferras.
Deputeti socialist shkruan se foli në kuvend të enjten në lidhje me këtë tokë shtetërore dhe dështimin e kontratës mes Ministrisë së Bujqësisë duke sjellë zaptimin nga kompania me qera dhe tani zjarrvënien.
Por çfarë tha Braçe të enjten?
“Një i fortë, kryetari i PD-së së zonës në Gradisht ka mbjellë plepa. Do ta auditojë tani ministria?
Toka është e zënë për 40 vite, plepa në tokë buke, që fare mirë mund të përdoret për grurë. Ky është problemi me kontratën tuaj, ministre” tha ai.
POSTIMI I PLOTE
NUK DO TA GEZOSH KURRE ATE TOKE!
HARROJE!
MADJE NUK DO GEZOSH ASNJE METER TOKE TE ZAPTUAR!
Dje ne mbremje vone, ne Ferras,
njesia Grabian, DIVJAKE;
JU VU ZJARRI ME DASHJE TOKES SHTETERORE NEN KONTRATE MES MINISTRISE SE BUJQESISE DHE SHOQERISE PRAGMA INVESTMENT!
Zjarri eshte ky!
6 DITE me pare fola per token ne KUVEND, DESHTIMIN E KONTRATES, ZAPTIMIN E TOKES SHTETERORE PER 40 VITE DUKE E MBJELLE ME PLEPA.
Dy dite me pas bari i eger ne ato toka u korr dhe u vodh duke u strehuar ne hangaret e hajdutit.
Dje, njeriu qe ka zaptuar e ka mbjelle plepa ne token e shtetit doli ne tv e tha se plepat ishin mbjelle ne token e tij.
I kerkova KADASTRES NE LUSHNJE DOKUMENTAT E KONTRATES SE PRAGMA NE 141 HEKTARE DHE CDO ESHTE E QARTE NE LETRA E FUSHE;
PLEPAT JANE MBJELLE NE TOKEN E SHTETIT!
Po dje ne mbremje tokes ju vu zjarri!
Shume faleminderit banoreve te Ferrasit qe luftuan me flaket per ti shuar; faleminderit edhe zjarrefikesve qe edhe pse pas nje zjarri te madh ne Spolate ku shpetuan qindra serra, u kthyen te merreshin edhe me zjarrin e qellimte ne token e shtetit.
I kerkoj drejtuesve GJUMEBERES,
TE PAAFTE, PA DESHIRE E TE PA PERKUSHTUAR TE KOMISARIATIT TE DIVJAKES, nje here te vetme te bejne DETYREN!
Tre vatra infeksioni ne Divjake po ngjallin krimin ne te gjithe zonen!
HETONI!
MOS KINI FRIKE!