-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vala e të nxehtit shkon drejt veriut të Europës

Kryesoret

Evropa perëndimore përballet me temperatura më të larta të martën, ndërsa një valë e egër e të nxehtit po shkon drejt veriut.

Në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar u lëshuan paralajmërime për nxehtësinë ekstreme, ndërsa Spanja veriore regjistroi temperatura prej 43 gradë Celsius të hënën.

Zjarret në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Britania e Madhe pritet të shohë sot ditën e saj më të nxehtë dhe ekspertët thonë se pjesë të Francës përballen me një “apokalips të nxehtësisë”.

Disa pjesë të Francës panë ditët e tyre më të nxehta n me qytetin perëndimor të Nantes që regjistroi 42 gradë Celsius, tha zyra kombëtare e motit.

Zjarret në ditët e fundit kanë detyruar më shumë se 30,000 njerëz të largohen, me strehimore emergjente të ngritura për të evakuuarit. Gironde, një rajon i njohur turistik në jug-perëndim, është goditur veçanërisht keq, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për të kontrolluar flakët që kanë shkatërruar gati 17,000 hektarë tokë që nga e marta e kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit