Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Durrës ku në një bashkëbisedim me të rinj dhe intelektuale të qytetit ka prekur edhe temën e zhvendosjes së portit në Porto Romano.
Duke e konsideruar një grabitje të pronës publike, Berisha i kërkoi Ramës që t’i bëjë banorët e zonës së portit aksionerë në projektin e ri, e gjithashtu nënvizoi se kryeministri po mashtron NATO-n me teorinë e bazës navale.
Berisha gjithashtu akuzoi Ramën për inceneratorët duke thënë se ka firmën e tij në skemën e grabitjes 420 milionë euroshe dhe kërkoi nga SPAK që të mos hetojë vetëm degët në këtë skandal aferash.
FJALA E BERISHËS
Porti, i cili është një pasuri përrallore e Durrësit, historike dhe e sotme. Duke e çuar portin në Porto Romano merr me kompaninë e Emirateve të Bashkuara “Elemarin”, 1 milionë metër katrorë që i thonë qytetarëve të Durrësit një mijë ose më shumë euro për banorë. Po atëherë pse nuk i bën aksionerë ti se vërtetë porti mund të zhvendoset. Ktheji në aksionerë se tokë publike është ajo. Çfarë do. Do të implikojë NATO-n, është i pangopur. NATO thotë do marrë pjesë në një port të mahnitshëm në Porto Romano. Nuk thotë as te Bishti i Palit. Natyrisht NATO nuk bie në këtë pozicion por dhashë këtë shembull, që ky nuk ka kufij. Nuk ka të ndalur. Ky njeri firmosi 420 milionë euro aferë të djegësave. Nëse ju lexoni aktakuzën e Prokurorisë ajo fillon: për përdorim të metodave të paligjshme në prokurim dhe korrupsion. Po pse? Sepse Edi Rama ka firmosur aferën e madhe me negociata të mbyllura që është e kundraligjshme që ja ka kundërshtuar Agjencia e prokurimeve Publike.
SPAK-u nuk merret me trungun se po të merrej: Rama boll vodhe ik dhe shkon në qeli. Merret me degët SPAK-u. Sigurisht që ka firmos Lefteri, ka vjedh Lefteri. Nuk hetohet Rama, pse u hap çështja. Nuk ka njeri më të rrezikshëm se ky sot, se di që nuk ka vend tjetër mbi tokë përveçse se në qeli. Ngado të sillet vendi i tij i vetëm është qelia. Sheshi ushtoi: Boll vodhe ik se e di që ai e ka vendin atje. Ndaj sa kohë kalon ai behet i rrezikshëm për Shqipërinë. Misioni ynë është të shpëtojmë sa më parë Shqipërinë nga ky regjim. Ne treguam një prani masive më 7 korrik, por ditët duhet të punojmë me të gjithë mundësitë tona, me ata të cilët nuk janë akoma të bindur. Që janë qytetarë shumë të mirë, njerëz të ndershëm, punëtor por i përcjellin me indiferencë këto zhvillime. Nuk kanë akoma besimin që duhet të kenë të Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë dhe PD-ja. Duhet të bëjmë çdo gjë për të fituar mendjen dhe zërin e tyre.