-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamuri i BE ngrihet te Kryeministria, Rama: Hapja e negociatave meritë edhe e opozitës

Kryesoret

Në një ceremoni simbolike është ngritur mëngjesin e sotëm flamuri i BE-së në godinën e kryeministrisë ku i pranishëm ishte Edi Rama, por edhe ambasadorë në Tiranë.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se sot është një ditë e re për vendin, ndërsa foli edhe për opozitën.

“Sot është një ditë e re për Shqipërinë. Ngritja e këtij flamuri sot shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel me BE-në, por edhe me të ardhmen e saj. Ky moment shënon ngritjen në një tjetër nivel të detyrimeve ndaj shoqërisë. Do të kisha dashur që të ishte edhe opozita sepse jo gjithçka e arritur mban vulën e palës sonë, por sepse ky nivel arritjesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh me opozitës, por sot opozita ndodhet në një hendek të madh. Kështu që hë për hë do të bëjmë siç kemi bërë gjithmonë sepse gjë tjetër nuk mund të bëjmë. Një falenderim i madh shkon për ata që na kanë mbështetur në rrugëtimin tonë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit