-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I kalonin në kufi për 600 euro, policia kap grupin me 15 trafikantë në Dibër

Kryesoret

Tetë persona janë arrestuar, tre po procedohen në gjendje të lirë dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e ka zhvilluar në aksion në Dibër dhe ka goditur rrjetin që trafikonte në mënyrë ilegale persona drejt vendeve të BE-së.

Është identifikuar dhe goditur grupi me 15 shtetas që ushtronin aktivitetin kriminal të dhënies ndihmë për kalimin e kufirit, kundrejt fitimit, shtetasve nga vendet e treta, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.” ka njoftuar policia.

Mësohet se të arrestuarit janë Mirsat Omuri, Shkëlqim Pula dhe Mentor Kuka.

Të shpallurit në kërkim janë Arjan Hoxha, Aleks Fida, Afrim Gjoka, Aldi Muçmata dhe Klodjan Duraku.

Sipas policë ata transportonin emigrantë nga Lindja e Mesme drejt Greqisë dhe Turqi për 600 euro.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma të konsiderueshme monetare, automjete të cilat përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj, aparate celularë dhe pasaporta të shtetasve huaj. Janë identifikuar bazat e strehimit të emigrantëve në Tiranë dhe në Kosovë si dhe ëshë bërë i mundur dokumentimi i transfertave të parave në euro të kryera ndërmjet këtyre shtetasve, ku nga analiza e ketyre transaksioneve vihet re se vlerat monetare janë transferuar nga Greqia, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e lindjes, të cilat kapin vlerën e 36.912 Euro,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit