Kthesë e fortë në Itali. Kryeministri Mario Draghi tërhiqet nga dorëheqja që dha pak ditë më parë.
Ai kërkoi sot një pakt të ri për të shmangur krizën totale.
“Ishte e pamundur që të injoroheshin thirrjet e shumë italianëve që kërkojnë mbijetesën e koalicionit.
Dy janë apelet që më kanë goditur shumë; Apeli i rreth kryetarëve të bashkive që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët dhe apeli i punonjësve të sistemit shëndetësor, heronjtë e pandemisë.
Një marrëveshje e re do ishte e vetmja mënyrë për të qëndruar së bashku. Kemi nevojë për një pakt të ri, të sinqertë dhe konkret” Draghi.