Disa detaje të reja kanë dalë nga masakra që ndodhi në Fushë-Krujë këtë të diel, ku mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Për këtë ngjarje të rëndë, prokuroria ka shpallur në kërkim Ramazan Rraja nipin e deputetit të PS-së, Rrahman Rrajën.
Po ashtu një tjetër emër që është shpallur në kërkim është dhe Alesio Dobrozi, që po ashtu është mik me Rrajën. Nga ana tjetër një pistë tjetër ku janë fokusuar hetimet është dhe ajo e hakmarrjes për vrasjen e ish-policit, Xhelal Reçit në Laç, për këtë është në kërkim Gentjan Reçi, nipi i tij.
Sipas sistemit TIMS këta emra janë jashtë territorit shqiptar dhe në momentin e parë që ata do të hynë do të arrestohen. Sipas informacioneve zyrtare nuk ka një urdhër ndalimi ndërkombëtar për ta.
Rraja ka deklaruar se nuk është i përfshirë në ngjarje dhe se ka 7 muaj që ndodhet jashtë vendit.