-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama s’i ftoi në festë, PD: Ne i morën në NATO

Kryesoret

Sekretarja për Organizatat Partnere në PD, Megi Balliu gjatë një konference për mediat ka shprehur kritikat e saj në lidhje me sjelljen e Ramës për sa i takon lënies jashtë të opozitës gjatë hapjes së negociatave me BE-në.

Ajo është shprehur se kjo është një teknik komuniste dhe se qeveria e Berishës tregoi unitet në dy marrëveshjet kryesore që pati Shqipëria, siç është ajo e nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe anëtarësimi në NATO.

Që nga Konferenca e Londrës, në vitin 1913, dhe Konferenca e Paqes së Parisit, më 1919, shqiptarët kanë shkuar së bashku aty ku është folur dhe vendosur për fatin e përbashkët.
Pavarësisht krahinave, feve dhe ideve, krerët e këtij vendi kanë shkuar krah për krah, qoftë edhe për sytë e botës.
Kjo traditë shembullore e unitetit dhe tolerancës u zhbë nga Enver Hoxha në vitin 1944.
U kthye, pas katër dekadash kur komunizmi theu qafën.
Në 30 vitet pas komuniste Partia Demokratike mund të krenohet, me të drejtë, me rekordin e saj të unitetit dhe përfaqësimit
,” është shprehur ajo.

Po ashtu ajo ka treguar dhe fotot ku Berisha shihet i shoqëruar nga figura të tjera të politikës si presidenti apo dhe politikanë të së majtës.

Ky është Edi Rama. Ne nuk kemi nevojë të lodhemi për ta shpjeguar, sepse ai nuk lodhet së qeni i ngjashëm me modelin e tij shpirtëror.
Partia Demokratike ndjen detyrimin publik të përballë qeverinë aktuale me forcën e fakteve dhe modelet më të mira kombëtare.
Sigurisht, ne krenohemi që jemi pjesë e një modeli që ka parë dhe sheh nga uniteti kombëtar dhe përfaqësimi
,” ka përfunduar Balliu.

Po ashtu dhe vet kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar video nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit