-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti i tij pro në 2011, Berisha nxjerr “provat”: Isha kundër Martyt, Rama ordiner

Kryesoret

Pr/ rezoluta e PS-së kundër raportit të Dick Martyt të miratuar në 2011 në KiE ishte kryefjalë e debatit sot në Kuvend. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ka qenë kundër raportit të Dick Martyt për Kosovën që njolloste edhe Shqipërinë.

Për këtë ai, tha se ka folur në OKB, por nxori nga telefoni edhe pamjet e një mitingu në 1998, ku u shpreh se slogani ishte “një komb, një qëndrim” dhe sot akuzoi Edi Ramën për lojëra me kufijtë e Kosovës.

Dick Marty, një mashtrues stër ordiner del këtu dhe kërkon të bëhet patriot me këtë rezolutë. Sali Berisha me 24 shtator 2011 në OKB ka denoncuar raportin e Dick Martyt. Ky që i lejon vetes një gjuhë halabaku për opozitën shiste ikona të vjedhura në Paris. Dy fjalë kam këtu lidhur me qëndrimin e PD-së.

Ka një foto këtu (tregon telefonin) nga mitingu i 1998, ku kam hedhur sloganin “një komb, një qëndrim”, në mbështetje të UÇK-së, por kam edhe një video këtu.

Nëse Rama, Fatos Klosi dhe Frederik Ymeri merreshin me afera të zeza gjatë asaj lufte, PD dilte në ballë dhe bëri gjithçka për pavarësinë e saj, ju bëtë gjithçka për copëtimin e saj dhe e arrestuat Thaçin se e futët në spirale të lojërave Ballkanike” tha ai.

Por, në procesverbalin e miratimit të kësaj rezolute të Dick Marty që inkriminonte UÇK-së në janar të vitit 2011, nga delegacioni parlamentit shqiptar votoi pro rezolutës së Dick Marty, kryetari i grupit, Ilir Rusmali, atëherë deputet i PD-së, ndërsa Damian Gjiknuri dhe Shpëtim Idrizi votuan kundër. Kurse pjesa tjetër e delegacionit shqiptar nuk ka qenë prezent.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit