Në kufijtë e përplasjes fizike ishte beteja dhe debati sot në Kuvend mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.
Në momentin që Edi Rama mbaroi fjalën me akuzat kundër Sali Berishës se tani do ta shpallë “non grata” edhe Britania, Lindita Nikolla nuk i dha fjalën për replikë ish-kryeministrit.
Kryetari i PD-së i shkoi përballë Edi Ramës.
Ndërhyn garda me shpejtësi. “Hajde, hajde” dëgjohet duke i thënë Rama. “Jo, nuk e prek” tha Berisha që kaloi në akuza.
“O i pafytyrë. O burracak. O i pafytyrë. O i panderë. I thuaj të japë fjalën që ta tregoj unë ty. Të ka çmendur 7 Korriku” i tha Berisha.
Më pas ishte Tomor Alizoti, që i dha minutat e tij, Berishës për të vijuar sulmin kundër Edi Ramës.